Pas orës 17.00, i jepet lamtumira e fundit legjendës të boksit Xhevdet Peci.
Ai u varros me nderimet të larta në fshatin e lindjes, Zhazhë të Mitrovicës.
Në lamtumirën e fundit, morën pjesë figura të njohura të sferave të ndryshme dhe shumë qytetarë.
Në homazhe dhe në varrim mori pjesë edhe kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena.
Ditë e rëndë për Kosovën dhe shqiptarinë. Peci, i vetmi boksier që klubit të boksit Prishtina ia ka prurë pesë tituj të kampionit të ish Jugosllavisë.
Familjarët, gjenerata e artë e KB Prishtina, qytetarë të shumtë, me lot në sy i dhanë lamtumirën për në banesën e fundit, mbretit të boksit Xhevdet Peci.