Boksierja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror, që po mbahet në Stamboll.
Ajo ka shënuar fitore bindëse 5:0 ndaj japonezes, Ayska Taguchi, kategoria 57-60 kg.
Fitore e madhe e boksieres tonë e cila synon medalje.
"I urojmë fat dhe suksese, bursistes tonë olimpike Paris 2024, në 1/8 e finales", uron Komiteti Olimpik i Kosovës.