Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, Aziz Salihu, ish boksieri i mirënjohur, ia njeh meritat Latif Demollit, sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës.
Salihu kësaj radhe e tha me zemër: “Po të mos ishte Lata, Donjeta Sadiku do të dëmtohej në Kampionatin Botëror.
Është meritë edhe e Latës ky sukses i madh, medalja që u siguruar nga Donjeta ”.
Demolli, vitin e kaluar është emëruar sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.
Kur e mori detyrën, Demolli ia dha vetes një misionin të rëndësishëm: “Nuk do ta lejoj veten të pres pensionimin pa fituar një medalje evropiane apo botërore”. Një deklaratë e tij edhe u bë realitet, Donjeta siguroi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.
Demolli prej se ka ardhur sekretar i përgjithshëm, i ka grah punës e ka vë rend e rregull, mbi të gjitha disiplinë, kjo solli suksesin e madh, sukses që i mungonte boksit de Kosovës.