Federata e Boksit e Kosovës organizon turneun tradicional ndërkombëtar të boksit “Lah Nimani”.
Zyra e federatës ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për turneun.
Turneun mbahet me 21-22 maj.
"Federata e boksit e Kosovës do të organizoj turneun tradicional ndërkombëtar i 14 me radhë "Lah Nimani" me 21-22 maj, në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.
Pjesëmarrës boksierët nga Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Gjyqtarë: Agim Shala, Agim Tahiraj, Safet Sylaj, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Marigona Beadini, Granit Qorri, Luan Krasniqi, Agron Nushi; delegatë Sylejman Voca e Nadir Shllaku”, njofton Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.