Boksierja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku (-60 kg), pësoi humbje nga Shakiyla Rashida Ellis e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në gjysmëfinalen që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.
Boksierja amerikane Shakiyla Rashida Ellis kualifikohet në finalen e Kampionatit Botëror.
Donjeta Sadiku nuk ia del me amerikanen, megjithatë është e bronztë në Kampionatin Botëror
Donjeta ka qenë në disavantazh (me 9:10) në rundin e parë dhe të dytë, ndërsa në rundin e tretë vetëm me nokaut mund të bënte diçka por nuk ia doli.
Donjeta ka arritur suksesin më të madh për boksin e Kosovës, që nga viti 1978 kur Mehmet Bogujevci kishte fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror.
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Faton Xhakli dhe trajnerja Mariola Sallauka, janë të lumtur me Donjetën për suksesin e madh, për medaljen e bronztë që ia solli shtetit të Kosovës.