Kosova ka fituar medaljen e parë të bronztë në Kampionatin Botëror.
Është boksierja Donjeta Sadiku (- 60 kg), e cila me 16 maj përkatësisht të hënën që e lamë pas, i solli medaljen e parë Kosovës në boks.
Suksesi më i madh për boksin e Kosovës, që nga pavarësimi i sportit nga ai ish jugosllav përkatësisht në verën e vitit 1991.
Cilët janë boksierët e parë të Kosovës, që i sollën medaljet e para? Është Mehmet Bogujevci, nënkampion i botës në vitin 1978!
Pas tij është Sami Buzolli në kategorinë bantam, i cili fitoi medalje të bronztë në vitin 1982.
Është fjala për boksierët e asaj kohe, që boksuan në klubin me të suksesshëm në shqiptari, Prishtina, por që garuan në fanellën e ish Jugosllavisë.
Sami Buzolli është edhe dy herë nënkampion evropian.