Sportisti i Shekullit, Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos, ka takuar sot presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Ish boksieri i mirënjohur ndihet krenar që takoi Gjukanoviqin duke i thënë se ndihet krenar që jeni në Prishtinë në shtetin e Kosovës.
Salihu shkruan në profilin e tij në facebook: “Takim i rastësishëm me mikun dhe Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në qendër të Prishtinës.
Pasi u përshendetën me tha: “Salihu të kemi përcjellur dhe të kemi simpatizu shumë si boksier, je i mirëseardhur në Mal të Zi”.