Boksierja Donjeta Sadiku (- 60 kg) është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Stamboll të Turqisë.
Është medalja e parë zyrtare për seniore për boksin e Kosovës.
Trimëresha e Kosovës, për medaljen e bronztë, u shpërblye edhe me 25 mijë dollarë nga organizatori i Kampionatit Botëror.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/20/auto_31653069333.jpg)
Faton Xhakli, Donjeta Sadiku e Mariola Sallauka
Selektori i Kombëtares së Kosovës (femrat), Faton Xhakli, futet në histori për këtë sukses së bashku me trajneren Mariola Sallauka.
Xhakli është krenar për suksesin e madh të Donjetës, e cila ka treguar guxim e mjeshtri në ring në përballje me rivalet.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/20/auto_21653069328.jpg)
Suksesi i Donjetës ringjall boksin e Kosovës, duke paralajmëruar se rrugës së vajzës së bronztë do ta ndjekin edhe boksierët tjerë të Kosovës!