Federata e Boksit e Ukrainës njofton se Oleg Prudkiy vdiq në betejë me pushtuesit rusë
Dy herë kampioni ukrainas i boksit amator Oleg Prudkiy u vra ndërsa mbronte vendin e tij nga trupat ruse, njoftoi Federata e Boksit e Ukrainës. Ai ishte vetëm 30 vjeç.
“Me keqardhje ju njoftojmë se mjeshtri i sportit të klasës ndërkombëtare të boksit, kampioni Oleg Prudkiy, vdiq në përleshjet me pushtuesit rusë.
Federata e Boksit e Ukrainës i shpreh ngushëllimet familjes së boksierit.
Prudkiy ka punuar me forcat speciale të policisë Cherkasy dhe ishte një nga katër policët që u vranë gjatë sulmit të së dielës, tha policia.