Boksieri i njohur, Arnold Gjergjaj, u rikthye në ring pas tri vjetëve dhe regjistroi fitore.
Të premten mbrëma, boksieri nga Gjakova mposhti kroatin nga kategoria e peshave të rënda, Tomisllav Sentiq.
Meçi mes tyre ishte caktuar me gjashtë raunde, por nuk nevojiten të gjithë raundet.
Gjergjaj fitoi me “nok-aut” që në raundin e parë, meçi u zhvillua në Zvicër.
“Jam shumë mirënjohës që po rikthehem në ring pas 3 vjetësh. Pres me padurim kapitujt e ardhshëm. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjithmonë dhe të gjithë sponsorët e mi që më kanë shoqëruar në këtë rrugëtim”, tha 37-vjeçari pas fitores së arritur.
Kujtojmë se Arnold Gjergjaj në vitin 2014 kishte shkruar historinë, duke u bërë boksieri i parë me shtetësi zvicerane që e fiton titullin evropian EBU-EE në kategorinë e peshave të rënda.