Luftëtarja venezueliane Valentina Shevchenko ka mbrojtur sot titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha 53-57kg), në eventin UFC-275 zhvilluar në Singapor.
Ajo mposhti me vendim jo-unanim brazilianen Taila Santos, në një duel me shumë rivalitet dhe emocione.
Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren Shevchenko (49-46, 48-47), ndërsa njëri për Santos (48-47).
Kjo e fundi i bëri një start të mirë duelit në kafaz, duke vënë në vështirësi kampionen e botës. Gjithsesi, Shevchenko (23 fitore e 3 humbje), arriti ta përmbysë situatën dhe fitojë.
Santos (19 fitore e 2 humbje) shpresoi deri në fund me strategjinë e saj, por me sa duket ajo s’mjaftoi për të ndalur Shevchenko, që shijon një tjetër triumf, duke qenë ajo mbretëresha e këtij Divizioni. Pas raundit të parë, Shevchenko u tregua më e kujdesshme dhe e meritoi fitoren.