Kohët e vështira pas operacionit në këmbë duket se kanë kaluar për Conor McGregor.
I dëmtuar dhe operuar në korrik të vitit të kaluar, irlandezi është gati për t’u rikthyer në kafaz.
Ish-kampioni i dyfishtë i botës ka postuar një video në rrjetet sociale, ku duket teksa godet me këmbën e operuar një thes të rëndë. Duket se “The Notorius” nuk ndjen më asnjë shqetësim dhe këmba është e fortë si dikur.
Irlandezi e theu këmbën në eventin UFC-264, në duelin e humbur ndaj Dustin Poirier.
Pas raundit të parë ai dëmtoi këmbën dhe mjekët nuk e lejuan të duelojë më. “Diçka si një fenomen”, shkruan McGregor, që mezi pret të rikthehet në kafaz.