Boksieri amerikan, Edgar Berlanga është dënuar me një përjashtim prej 6-muajsh nga boksi pasi tentoi të kafshonte kundërshtarin e tij Roamer Anxhelu në përballjen mes të dyve.
25-vjeçari u bë protagonist në raundin e 7-të të takimit duke tentuar të imitonte veprimin që Mike Tysonit kreu ndaj Ivender Holifird në përballjen legjendare mes dy ish-kampionëve të botës, ku Tyson i kafshoi veshin kundërshtarit të tij.
Pas ngjarjes Berlanga kërkoi falje për veprimin në rrjetet sociale.
Kjo nuk mjaftoi për të shmangur dënimin me përjashtimin 6-mujor si dhe një gjobë prej 10 mijë dollarësh ndaj tij.