Tashmë është konfirmuar dhe zyrtarizuar gjithçka sa datës dhe lokacionit se ku do të zhvillohet dueli i madh i boksit ndërmjet Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshuas.
Ndeshja e kthimit ndërmjet dy boksierëve të kalibrit botëror do të zhvillohet më 20 gusht në Jeddah të Arabisë Saudite e vlefshme për titujt e botës në peshat e rënda WBA, IBF dhe WBO.
Usyk triumfoi ndaj Joshuas në shtatorin e kaluar në stadiumin e Tottenhamit në Angli në një fitore gjithëpërfshirëse me vendim unanim.
Kishte gjithmonë një klauzolë revanshi në kontratën midis Joshuas dhe Usyk dhe britaniku tregoi menjëherë pas humbjes se ai do të aktivizonte klauzolën, përcjellë KosovaPress.