Kosova me pesë boksierë në Shkup

Boksi

Kosova me pesë boksierë në Shkup

Nga: K. G. Më: 24 qershor 2022 Në ora: 13:53
Kosova me pesë boksierë në Shkup

Kombëtarja e Kosovës është përgatitur maksimalisht për turneun ndërkombëtar  “Arena Kup", që mbahet nesër në Shkup.
Federata e Boksit e Kosovës pret rezultate të mira në këtë sfidë. 

“Kombëtarja e Kosovës (17-18 vjeçar)  2004-2005 udhëtoi sot në Shkup për të marr pjesë në turneun ndërkombëtarë  “Arena Kup”, i cili do të mbahet me 25 qershor.

Kosova do të përfaqësohet 57 kg  Bajram Zymi, 60 kg Dion Kunushevci, 63.5 kg Planet Berisha, 86 kg Taulant Jakupi, 92 kg Donat Syla dhe trajneri Lirim Shllaku”, - njofton Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

Turneu pritet të jetë i fortë, ndërsa boksierët tanë synojnë medalje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat