Agim Tahiraj, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, shprehet me superlativ për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Tahriraj tha se ‘Bota sot’ gjithmonë i ka dhënë prioritet sportit vendorë, talenteve, sportistëve e legjendave po ashtu edhe diasporës e sportit ndërkombëtar.
“Redaksia e sportit ‘Bota sot’ vërtet është për lëvdatë e më e mira, bën shkrime të mirëfillta, të paanshme e profesionale dhe i ka kushtuar rëndësi sportit vendor e po ashtu kohës së pavarësimit të sportit tonë pra sportit të Kosovës të viteve të 90-ta.
Ju ka kushtuar rëndësi legjendave të sportit, andaj suksese në vazhdimësi me respekt nga unë. uroj 27 vjetorin e gazetës dhe qindra vite të suksesshme.
Po ashtu duke ju falënderuar gazetarit Kemajl Goca, qytetarët kanë njohur e mësuar shumë emra sportiv të Kosovës e mbarë kombit tonë shqiptarë”, uron Tahiraj.