Boksieri Shpëtim Bajoku fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare, që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Bajoku është djaloshi që ia zbardhin fytyrën boksit të Kosovës. Një medalje që i mungonte boksit të Kosovës, dhe që i jep infuzion të madh për të ardhmen.
“Medalja e bronztë që shkëlqen si ari nga LM.
Përfaqësuesja e Kosovës në boks mori pjesë me 4 boksierë në L.M. Oran 2022 dhe arriti rezultate: Medalja e bronztë - vendi i 3-të, Shpëtim Bajoku, vendi i 5-të Bashkim Bajoku dhe 2 vende të 7-ta Lorent Murati dhe Patriot Behrami.
Shpëtim Bajoku arriti pas 31 viteve të sjell medalje nga Lojërat Mesdhetare në Kosovë.
Edhe pse në gjysmëfinale u dëmtua nga gjyqtarët në duel me boksierin vendor të Algjerisë Abdelli Yahia dhe mbeti me medalje të bronztë shkëlqimin e ka si të arit për arsye se është medalja e parë në boks e Lojërave Mesdhetare për Republikën e Kosovës.
Përfaqësuesja e Kosovës në boks e perzgjedhur nga selektori i Kombëtares Besim Brahimi në Lojëra Mesdhetare u përfaqësua me 52 kg Bashkim Bajoku, 57 kg Lorent Murati dhe 69 kg Patriot Behrami.
Selektori Besim Brahimi u nda i kënaqur me boksin dhe formën që treguan boksierët tanë në Lojërat Mesdhetare. Drejtësinë në Lojërat Mesdhetare me notë të lartë e ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli”, shkruan mes të tjera në faqen e Federatës së Boksit të Kosovës.