Milaim Kelmendi, Gazmend Maxhuni dhe Avni Nuha, njihen si treshja e famshme e Komitetit Olimpik të Kosovës, që e rrëzuan Besim Hasani nga KOK-u, ndërsa tani janë “të paprekshëm” sa herë që mbahet mbledhja e KE të KOK-ut, të cilët përgëzuan Latif Demollin dhe Federatën e Boksit të Kosovës, për suksesin e madh në Lojërat Mesdhetare.
“Demolli dhe boksi, së bashku me federatën e boksit, shënuan sukses dhe e urojmë për medaljen e bronztë që e fitoi boksieri Shpëtim Bajoku”, thonë treshja e famshme Kelmendi, Nuha e Maxhuni.
Demolli ka ditë që është në lidhje miqësore me këtë treshe dhe bëjnë plane për të ardhmen.
Demolli ndihet i nderuar për përgëzimin dhe zotohet se do të punojë edhe më shumë si sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.