Florian Marku e zbulon kundërshtarin për meçin e radhës

Boksi

Florian Marku e zbulon kundërshtarin për meçin e radhës

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 22:37
Florian Marku

Miguel Parra do të jetë kundërshtari i radhës i Florian Markut.

Kjo është bërë e ditur këtë të hënë nga boksieri shqiptar, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Marku me Parran do të përballet më 25 gusht, teksa meçi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

29-vjeçari në këtë meç do të luftojë për titullin e dytë në karrierën e tij si boksier profesionit, atë të “WBC Silver Interim”.

Boksieri nga Lushnja bëri të ditur se biletat do të dalin në shitje të enjten.

Për këtë meç, Florian Marku u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë prezent në stadium, në ditën se kur do të zhvillohet edhe meçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat