Rrustem Konjuhi sqaron për gazetën kombëtare “Bota sot”, se a e ka shqyer apo jo librezën.
“Rrustem Konjuhi, trego pse e ke shqyer librezën”, kjo është pyetja e Visar Ibrahimit, gjyqtar i boksit.
Konjuhi ka qenë gjyqtari më i mirë që ka pasur Kosovës, një periudhë kryetar e sekretar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës.
“Po është e vërtet sepse delegati rumun Sima jo që nuk jam leju me referu por për shkak renditjes që i bënte me referu në finale me direktiva të dikujt dhe e bënte renditjen.
Po e shoh që Visari paska menduar që kam qenë i larguar në finale, bajagi se ka merituar se ka bërë ndonjë gabim, gjë që nuk është e vërtet, e vërteta është vetëm për shkak të renditjes duke u dhënë përparësi anonimusave.
Në këtë finale edhe Ag. Shala njësoj ka vepru.
Bile këtij delegati i kam pas thënë se për ty do të ankohem në EUBC për shkak të padrejtësisë në renditje”, përgjigjet Konjuhi, duke shtuar:
“Sepse në gara ndërkombëtare referojnë vetëm referët me licenca të larta, ndërsa te ne i kemi lejuar edhe fillestarët vetëm e vetëm që mos ndihen të anashkaluar.
Vetëm e kisha pyet Visarin se a ka qenë në finale kjo ngjarje apo gjysmëfinale, pasi po e mbajka në mend. Kjo ngjarje ka ndodh ato ditë kur Donjeta ka marr medalje në Kampionatin për juniorë, atë dite kanë mbërri delegacioni”.