Agim Tahiraj, gjyqtar aktiv, kohën kur e ka marrë pozitën e kryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, është zotuar se do të punoj me nder në përmirësimin e imazhit të referimit.
Synimi i tij është të ngritët niveli dhe të kanë kuadro të referimit edhe për arenën ndërkombëtare!
A është Agim Tahiraj i pavarur apo i ndikuar nga ndonjë në prapavijë?
Cila është e vërteta?
Tahiraj, të paktën deri me tash e ka mbajtur një stabilitet brenda shoqatës dhe synimi i tij është që të pasurohen me gjyqtarë të rinj, të janë të bashkuar dhe të pa ndikuar, në vendime të janë të pavarur, veçmas t’i njohin rregulloret ashtu si e kërkon standardi ndërkombëtar.
A do të ketë forcë Tahiraj që brenda pak viteve të nxjerrë në sipërfaqe dy – tre gjyqtarë të rinj ndërkombëtarë, mbetet të shihet.
Nëse ia del këtij qëllimi, ai do të mbetet kryetari i parë në histori të Shoqatës së Boksit të Gjyqtarëve të Kosovës, që nxori kuadro ndërkombëtare dhe në fakt do të vlerësohet si më i suksesshmi, që i dha imazhin ashtu si i ka hije shoqatës. Agim Tahiraj është mirë ta sqarojë opinionin se ku janë me referim!