Ish-kampionia e botës në peshën “bantamweight” në artet marciale mikse Amanda Nunes dëshiron të rimarrë me çdo kusht titullin e këtij Divizioni, që e humbi në dhjetor të vitit të kaluar.
Së fundmi, ajo është kapur mat duke spiunuar kundërshtaren Julianna Pena përpara sfidës që do të zhvillojnë këtë fundjavë, në eventin UFC-277.
Kjo, sipas Julianna Pena, që njihet me nofkën “The Venezuelan Vixen”. Pena u shpreh për mediat: “E kam kapur me furgonin e saj jashtë palestrës time teksa shikonte nga dritaret. Në fakt, kaloi pak kohë para se të kuptonim se po spiunoheshim. Kur thirrëm ata që ishin brenda në furgon u larguan me shpejtësi. E turpshme”.
“Nunes ka patur frikë nga mua. Kjo e ka detyruar që të më spiunojë dhe të shohë fshehurazi strëvitjen time”, tha Julianna Pena (11 fitore e 4 humbje në kafaz), që mban titullin e këtij Divizioni. Shumë sportistë në UFC e konsiderojnë si të turpshme këtë lloja taktike spiunimi të Nunes (21 fitore e 5 humbje në kafaz).