Kampionati Europian për shkollar (kadet) Erzurum të Turqisë, mbahet nga data 10 e deri me 21 gusht.
“Mbahet kampionati Europian per shkollar (kadet), Kosova përfaqësohet me 3 boksierë.
Boksierë që na përfaqësojnë janë 50 kg Eldar Aliu, 52 kg Flori Tarani dhe 54 kg Ensar Badallaj, dhe selektori Besnik Vranoci dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Në këtë kampionat marrin pjesë 28 shtete me 361 boksierë”, njofton federata.