Boksierët e rinj të Kosovës mbeten pa fitore në Kampionatin Evropian për shkollar (kadet) në Erzurum të Turqisë.
Jo me fajin e tyre por në mungesë të kushteve dhe punës së mirëfilltë nëpër klubet e Kosovës.
Ky dështim i boksit të Kosovës, është një tregues i mirë se nuk punohet ashtu dhe sa duhet në shumë klube.
E para, a është mungesë e mjeteve? E dyta, a mungojnë kuadrot profesionale? E treta, a po nuk ishte dita e tyre?
Organet përkatëse të federatës, duhet të analizojnë në tërësi situatën që po kalojnë klubet në përgjithësi dhe sa punohet me boksierë e grupmoshave të reja.
Kosova ka boksierë të rinj e të talentuar, por çfarë iu mungon?
Ky dështim në Turqi është edhe një alarm në përgjithësi boksin tonë!