Joshua “thumbon” Usyk

Boksi

Joshua “thumbon” Usyk

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 11:18
Joshua

Anthony Joshua ka dhënë një paralajmërim të fortë për kundërshtarin e së shtunës, Oleksandr Usyk.

Britaniku iu drejtua ukrainasit duke i thënë se nuk do t’i mjaftojnë stërvitjet e shumta të bëra.

Ai madje i tha 35-vjeçarit se i gjithë ky mund do të kontriboujë edhe më shumë në rëndimin e situatës për të.

“Ngritja e peshave dhe e gjithë kjo nuk ju bën vërtet një grushtues të mirë. I gjithë ky mund do të ju ‘ndihmojë’ të humbni më lehtë. Grushtues i mirë lind, nuk bëhesh”, tha ndër të tjera ai.

Ndeshja në mes të tyre do të zhvillohet të shtunën në Arabinë Saudite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat