E enjtja e 25 gushtit do të jetë e shënuar për sportin shqiptar pasi sjell në Tiranë një eveniment të rëndësishëm.
Boksieri Florian Marku do të duelojë ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez për të treguar se është një nga më të mirë të kategorisë velter dhe se shumë shpejt duhet të ketë shansin e tij për të luftuar për një brez kampioni.
Por evenimenti i të enjtes do të kulmojë me ndeshjen e Markut, pasi më parë do të zbresin në ring edhe boksierë e boksiere të tjera që do të ndezin atmosferën në stadiumin kombëtar i cili pret për herë të parë një eveniment të këtij lloji.
Në vijim janë të gjitha sfidat e planifikuara për natën e të enjtes sipas asaj që është parashikuar si radha për të zbritur në ring:
Marinela Cani-Gulaj Bazdogan
Gelian Rojku-Sinan Gungor
Ervis Lala – (Kundërshtar për t’u konfirmuar)
Mateo Çelo – Radoslav Mitev
Leandro Xhelili – Viktor Lukas
Patricio Santini – Danier Ibarguen
Muhamet Qamili – Jin Kaisedo
Spiridhon Ymeri – Dmitro Berezni
Stiven Leoneti Dredhaj – Aleksandar Petroviç
Amarildo Vraja – Borislav Velev
Florian Marku – Miguel Parra Ramirez