Rama: Florian Marku, ambasador i Shqipërisë!

Boksi

Rama: Florian Marku, ambasador i Shqipërisë!

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 11:46
Rama: Florian Marku, ambasador i Shqipërisë!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti Florian Markun ambasador të Shqipërisë me sukseset e tij.

“Sot e bëjmë këtë vlerësim për një mbasador të Shqipërisë, i cili prejaradhjen e ka në Kosovë nga gjyshi dhe në Myzeqe nga gjyshja.

Ka shkuar në emigracion që i vogël në Greqi ku ka nisur karrierën më pas në Austri e më pas shpërthimin e ka pasur në Britaninë e Madhe ku ne aq shumë kemi nevojë për të nxjerë në pah shembuijt e suksesit se shqiptarët që jetojnë, punojnë e bëjnë sukses qoftë dhe si kuzhinier apo pronarë të vegjël biznesesh, apo si ndërtues, janë shumë më tepër se sa ta pak shqiptarë që bëjnë zhurmën e madhe ndotëse për imazhin tonë”, tha Rama në ceremoninë e nderimit në Kryeministri.

Duke iu përgjigjur kritikëve, Rama tha se “mëse do të kishte pak vëmendje e pak sens patriotizmi e sens dashamirësie e ata që rudhin buzët për këtë ceremoni do duhet të buzëqeshin se këtu bëhet fjalë për të nderuar një sportist që realisht i ka arritur të gjitha si i kanë arritur dhjetra mijëra emigrantë shqiptarë, e i cili na nderon të gjithëve pasi shpalos flamurin kuqezi si fitues në ekranet më të mëdha të televizioneve sportive”.
Rama tha se nga celebrimi për suksesin e Luiza Gegës, e tani Florian Markut, do të hapet kapitulli i nderimit të cdo sportisti që i sjell vendit medalje.

“Ka pasur dhe të tjerë kampionë jo aq të rëndësishëm ndoshta sa Luiza për shkak të asaj zone sportive ku arriti të jetë kampione dhe ne nuk i kemi celebruar kështu por me celebrimin e Luizës ne e hapim këtë fazë dhe do bëjmë të njëjtën gjë për të gjithë ata që do i sjellin Shqipërisë medalje”.

Sipas Ramës, “sot ndryshe nga cfarë u tha e u stërtha në momentin e triumfit të Luizës, s’ka më në Shqipëri protagonistë të braktisur të sportit, ka një sistem mbështetje dhe një sismtem shpërblimesh për protagonistët”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat