Boksieri legjendar amerikan Earnie Shavers, në vitin 1970 fitoi një reputacion si boksieri që dha grushtet më të forta, vdiq të enjten - vetëm një ditë pasi mbushi 78 vjeç.
Karriera e Shavers filloi nga viti 1969 dhe përfundoi në 1995, por ai pati luftimet e tij më të mira në vitet 70-ta.
Ai njihej me pseudonimet "Shkatërruesi" dhe "Goditjet e Shekullit" dhe kishte një rekord prej 74-14-1 dhe 68 nokaut në karrierën e tij.
Ai luftoi për titujt e peshave të rënda me Muhammad Ali dhe Larry Holmes dhe do të mbahet mend meçi i tij me Aliun në “Madison Square Garden” në shtator të vitit 1977.
Zhvilloi 15 runde dhe vendim unanim i gjyqtarëve ishte për Muhammad Ali, kampion.
Fitorja më e madhe në karrierë e Shavers ishte padyshim ajo në mars të vitit 1979 kur ai mposhti Ken Norton në raundin e parë.
Shkaku i vdekjes së Ernie Shavers aktualisht nuk dihet.