Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, Agim Tahiraj, është i trishtuar me ikjen e hershme në amshim të gjyqtarit të boksit Aliriza Rexhepi.
Tahiraj tha se ka shumë vite që ka referuar me Rexhepin dhe ka qenë një shembull për të gjithë se si ndahet drejtësia në ring.
“Na ike shpejt shoku, miku e kolegu ynë Aliriza, ishe shok, mik e kolegë i vërtet me të gjitha virtytet njerëzore e kombëtare i drejt i sinqertë i pa lodhur e korrekt me të gjithë kolegët e shoqërinë.
Andaj nuk di se çfarë fjalësh të themi për Alirizaun vetëm se vërtet ishe njeri me virtyte të larta njerëzore kolegiale e kombëtare.
Ngushëllime familjes Rexhepi”, shpreh ngushëllime Tahiraj, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës.