Agim Tahiraj, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, e kundërshton deklaratën e legjendës së boksit Afrim Majanci.
Tahiraj thotë se nuk është trajner i Prishtinës!
“Unë e mbajë shkollën e boksit në KB Prishtina e trajner i KB Prishtina është Naser Bajrami, unë asnjë boksieri që sa vite nuk i qëndroj në kënd në ring.
Kështu që në asnjë turne apo garë tjetër nuk jam pjesëmarrës si trajner, e punën në palestër askujt nuk i ndalohet.
Nuk ka të drejt ai që qëndron në kënd të boksierit dhe të jetë gjyqtar, unë jam gjyqtar i licencuar mbi 20 vite e ka shumë vite që nuk i kam qëndruar askujt në kënd të ringut. Kështu që ne vazhdojmë punën tonë që bëjmë me nder e respekt si shoqatë”, thotë Tahiraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Majanci, anëtar i bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, ka deklaruar se Tahiraj ka disa pozita.
“Në boks e kemi kryetar i shoqatës së referëve, është anëtar bordi e punon trajner në KB Prishtina”, thotë Majanci.