Boksierja Donjeta Sadiku është në finale të turneut “Balkan” që po mbahet në Sofje.
Fituesja e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, vazhdon me formën e saj duke arritur që ta mposht edhe garuesen nga Ana Milishiq (me prejardhje kroate).
Sadiku është në finale dhe synon medaljen e artë.
Ajo veç ka siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë 60 kilogramë.