Legjenda e boksit të Kosovës, Nazif Gashi, duket jashtëzakonisht mirë!
Ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, sot jeton e vepron në kryeqytetin e Kosovës.
Gashi mbahet mend edhe sot kur në vitin 1974 rrahu kampionin e Evropës, boksierin ish jugosllav Marjan Beneshin.
Xhevdet Kastrati, dashamirë i madh i sportit në përgjithësi, tha se takimi me të, i kujtoj shumë ngjarje të mëdha, veçmas Prishtinën e famshme në boks, pesë herë kampion i ish Jugosllavisë.
Gashi, në vitet e pasluftës ka qenë edhe selektor i Kombëtares së Kosovës në boks.