Me 25 mars të vitit të kaluar, u mbajt Kuvendi zgjedhor i Komitetit Olimpik të Kosovës, ku pas 25 viteve bie nga pushteti Besim Hasani!
Para kuvendit zgjedhor, Latif Demolli (sot është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjyqtar ndërkombëtar), besonte shumë se fitoren e ka në xhep, madje as që e diskutonte dhe i bindur se do të jetë anëtar i Bordit të KOK-ut, se kështu i kishin premtuar pothuajse 95 përqindshi!
Demolli nisej nga sinqeriteti i tij, nga besnikëria e tij dhe iu besonte atyre që e rrethonin dhe me shumicën e pinte kafen e mëngjesit, madje nuk përtonin t’ia ledhatonin shpinën: “Lato, ti je i padiskutueshëm”.
Demolli, si gjithmonë human, nuk përton t’ju kryen punë njerëzve, futet në zgjedhje dhe aty e tradhtojnë më shumë se 75 përqindshi që i kishin premtu! Aty e sheh Demolli se çfarë i ndodhi, si e tradhtuan.
Kjo tradhti i bëri i mirë z. Demolli, e mobilizoi më shumë veten për të punuar në boks dhe mos t’ju besoj shumë premtimeve.
Lere që ia "ngrënën supen e pules", por nuk ia dhanë as votën! Tani Demolli me boks e ka medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror dhe medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare.