Boksierja më e mirë e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka udhëtuar për në Budvë, ku mbahet Kampionati Evropian.
Medalistja e bronztë në Kampionatin Botëror, synon medaljen e artë në Evropian.
“Rrugës për Kampionatin Evropian në Budvë (Mali i Zi), ku marrin pjesë 31 shtete me 164 garuese.
Kosova përfaqlsohet me medalisten botërore 60 kg Donjeta Sadiku”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.