Këtë fundjavë, në Abu Dhabi do të zhvillohet eventi UFC-280 në artet marciale mikse. Në total janë 13 duele, por dy prej tyre priten me më shumë interes, pasi janë të vlefshme për titujt kampionë bote.
Vëmendja është te sfida për titullin kampion bote në peshën e lehtë, titull që është vakant. Përballë njëri-tjetrit janë braziliani Charles Oliveira, ish-kampion i këtij Divizioni (33 fitore, 8 humbje e 1 duel pa rezultat) e rusi Islam Makhachev (22 fitore, 1 humbje).
Makhachev sponsorizohet nga legjenda ruse Khabib Nurmagomedov, që është edhe pjesë e stafit. Të dy sportistët kanë nga 10 duele pa humbur, ndaj kjo përballje konsiderohet si e fortë.
Një tjetër duel për titull është ai i peshës “bantamweight” (pesha deri 62kg), mes amerikanit Aljamain Sterling, kampion në fuqi dhe sfidantit amerikan TJ Dillashaw (ish-kampion në këtë peshë).
Dy veteranë të këtij sporti, me Sterling që numëron 21 fitore e 3 humbje, ndërsa sfidanti i tij 17 fitore e 4 humbje. Edhe kjo sfidë është interesante, ku nuk do të mungojnë surprizat.
Duelet kryesore të UFC-280
Charles Oliveira – Islam Makhachev
Aljamain Sterling – TJ Dillashaw
Petr Yan – Sean O’Malley
Beneil Dariush – Mateusz Gamrot
Katlyn Chookagian – Manon Fiorot