Islam Mahaçev, është kampion i ri i peshave të lehta në artet marciale të UFC-së, pasi që mbrëmë, në përballjen e zhvilluar në Abu Dabi, mundi Çarlls Oliveirën, pas dy nga tre raundet e planifikuara.
Mahaçev trashëgon Khabib NurmaGomedovin dhe rikthen titullin e kësaj kategorie në Dagestan.
Ky i fundit nxiti përballjen e ardhshme të Mahaçevit, duke ftuar Aleksandar Volkanovskin, që të pranojë ftesën për sfidën e radhës të mundësit nga Dagestani.
Volkanovski pranoi ftesën dhe organizimin e sfidës që të jetë në Pert të Australisë, gjatë vitit të ardhshëm. Volkanovski kërkon që të jetë kampion në dy kategori të “UFC”-s, ndërsa në karrierë e tij ka regjistruar 25 fitore dhe një disfatë.