Luftëtari amerikan Aljamain Sterling, mbrojti sot në mbrëmje titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg) në eventin UFC-280 në artet marciale mikse, zhvilluar në Abu Dhabi. Ai mundi me “KO Teknik” në raundin e dytë patriotin e tij TJ Dillashaw.
Një duel që u ndal nga gjyqtari, pasi Dillashaw pësoi një dëmtim në shpatullën e majtë që në raundin e parë. Sterling realizoi një “takedown” ndaj rivalit të tij, që u dëmtua në momentin që ra në tapet.
Gjithsesi stafi i Dillashaw bëri më të mirën në pushimin mes dy raundeve, por goditjet e njëpasnjëshme që Sterling i dha rivalit, kur e vendosi kokëposhtë, bënë që Dillashaw të dorëzohej e gjyqtari të ndalë sfidën.
Një sfidë që nuk pati histori, pasi kampioni i botës (22 fitore e 3 humbje) ishtë shumë më lart se Dillashaw, që sot pësoi humbjen e 5 të në karrierë (ka edhe 17 fitore). Sterling e mbrojti për të dytën herë titullin dhe e con në 8 numrin e fitoreve radhazi në këtë Divizion, një rekord.