Boksieri i shquar nga Kosova, Besart Pireva, i kthehet ringut, jo në boksin amatorë por në atë profesionistë.
Pireva është duke u përgatitur maksimalisht që të debutojë me fitore në Itali.
Një sfidë që do të jetë emocionuese për Pirevën dhe për gjithë simpatizuesit që do të janë në përkrahje të tij.
“Me date 20 nëntor ne Itali organizohet ndeshja ime e parë në boksin profesionist, ky do të jetë hapi i par në karrierën time si boksier profesionist.
Shpresojmë që fal përgatitjeve, stërvitjes qe bëjmë me trajnerin Andrea Gabbanelli, që ta nisim mbarë, me një fitore dhe të vazhdojmë deri sa të prekim majat e boksit profesionist”, ka shkruar Pireva në profilin e tij në facebook.