Boksieri Ukë Smajli është fitues i turneut “Adem Jashari”, që u mbajt për dy ditë rresht në Prishtinë.
Smajli ka shkëlqyer duke fituar trofeun e çmueshëm.
“Trofeu boksieri më i mirë i turneut ndërkombëtar ‘Adem Jashari 2022’ Ukë Smajli që përfaqësoi Zvicrën”, ka bërë të ditur Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.
Turneu ka qenë interesant dhe morën pjesë disa shtete.