Daniel Cormier, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, ka bërë renditjen e luftëtarëve më të mirë në histori. Në këtë renditje përfshihen sportistë që vijnë nga boksi e MMA.
Sipas tij, luftëtari më i madh në histori është boksieri amerikan Floyd Mayweather, i pamposhtur në karrierën e tij (50 fitore, 0 humbje). Më tej, ai vlerëson rusin Khabib Nurmagomedov si një luftëtar më të mirë se Muhammad Ali, duke renditur legjendën e boksit në vendin e tretë.
Khabib, ashtu si Mayweather, e mbylli karrierën si i pamposhtur në kafaz (29 fitore, 0 humbje). “Kjo është lista ime. Ali nuk është i pamposhtur, ndaj nuk mund ta vendos në krye të listës. Ndërsa Floyd dhe Khabib janë të pathyeshëm, ndaj janë në majë. Për mua, Khabib është më i madh se Muhammad Ali”, tha Cormier.
“Top-5” luftëtarët sipas Cormier
1. Floyd Mayweather (boks)
2. Khabib Nurmagomedov (MMA)
3. Muhammad Ali (boks)
4. Georges St-Pierre (MMA)
5. Amanda Nunes (MMA)