Boksierët e Kosovës nuk pajisen me viza të Spanjës, iu mohohet e drejta të marrin pjesë në Kampionatin Botëror.
Me këtë rast ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
“KOK njofton IOC-un dhe KO të Spanjës për refuzimin e vizave të boksierëv.
E papranueshme se si ende politika përzihet në sport, konkretisht tek sportistët e rinj, të cilëve iu mohohet e drejta e garimit në garat ndërkombëtare shkaku i mosdhënies së vizave.
Ekipi ynë i boksit është dashur të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që prej 14 deri më 27 nëntor 2022 mbahet në Alicante të Spanjës.
Refuzimi i vizave është bërë nga Ambasada e Spanjës në Shkup të Maqedonisë së Veriut, të cilët në komunikim me Federatën e Boksit të Kosovés dhe Federatën Botërore të Boksit, kishin thënë se janë në pritje të përgjigjes nga Qeveria e Spanjës, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë njoftuar menjëherë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe Komitetin Olimpik të Spanjës, të cilët pritet të marrin masat e nevojshme në mënyrë që boksierëve tanë t'iu jepen vizat”, reagon KOK.