Boksierët e Kosovës fitojnë shtatë medalje në turneun “Gongu i Artë”, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Një sukses i mirë për djelmoshat, që i motivon për sfidat më të forta.
“Kosova fiton 2 medalje të arta, 2 të argjendta, 3 të bronzta dhe një Kupë në turneun ndërkombëtar.
Medalje të arta: Loris Idrizi, Dionis Gashi dhe e fitoi edhe kupën sl boksieri më i mirë i huaj.
Medalje të argjendta: Bashkim Bajoku e Patriot Behrami.
Medalje të bronzta: Dren Zariqi, Gentrit Gashi, Drilon Arifi”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.