Boksieri britanik Dillian Whyte fitoi me vendim shumice të gjyqtarëve ndaj amerikanit Jermaine Franklin, sfidë e zhvilluar në Londër.
Një përballje e fortë mes dy boksierëve, që dueluan për fitoren në secilin raund, cka duket edhe në vendimin e vështirë të marrë nga gjyqtarët.
Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren Whyte me rezultatin e njëjtë 116-112, ndërsa njëri nga gjyqtarët e mbylli sfidën në barazim, 115-115. Whyte rikthehej në ring që nga prilli, kur u mund nga Tyson Fury dhe kjo fitore i hap dyert për një tjetër sfidë interesante, atë ndaj Anthony Joshua, në pranverën e vitit tjetër.
Të dy boksierët zhvilluan një sfidë të hapur, të mbushur me emocioine, ku grushtet nuk munguan nga të dyja palët. Edhe Franklin synoi fitoren, por në disa raunde u detyrua të përballojë furinë e Whyte, që dukej disi më i karikuar se rivali i tij. Për 34-vjecarin britanik, kjo është fitorja e 29-të në karrierë, ku numëron edhe 3 humbje.