Derek Chisora ka premtuar se do të ketë “luftë” në ndeshjen e së shtunës ndaj Tyson Fury.
Britaniku është tejet optimist për fitore, andaj synon që t’ia ndalë ecurinë si i pamposhtur “Gypsy Kingut”.
“Të shtunën do të shkoj për një luftë. Janë dy rrugë drejt synimit tim.
Do ta marrr atë që është e tij dhe do ta bëj timen. Ju garantoj se do të kënaqeni me shoun që do të dhurojmë ne të dy”, u shpreh Derek Chisora..
Mbetet të shihet nëse “Del Boy War” ka për ta befasuar kampionin e botës në peshat e rënda. Deri më tani dyshja janë ndeshur dy herë. Në të dyja rastet ka fituar Fury.