Boksieri britanik Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë, në versinin VBC, ka deklaruar se do të operohet në bërryl.
Një operacion që do të vijë pak ditë pas fitores me nokaut teknik në raundin e dhjetë ndaj patriotit të tij Derek Çisora, sfidë e zhvilluar në stadiumin e Totenhamit në Londër.
“Kam bërë dikur operacion bërrylin e majtë, kështu që duhet ta bëj edhe tjetrin. Do të duhen rreth gjashtë deri në tetë javë për t’u shëruar. Do të shohim kur të jemi gati për luftën e radhës”, tha më tej tjerash Fjuri.
Boksieri britanik është i pamposhtur në karrierën e tij me 33 fitore dhe 1 barazim, pritet të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk, gjithashtu kampion bote në peshat e rënda në versionin VBA, VBO dhe IBF. Gjithsesi, për momentin kjo sfidë është në dilemë, pasi nuk ka asnjë marrëveshje.