Boksieri Shpejtim Shabani nuk ia doli në duel me Jordan Morehan, duke pësuar humbje.
“Sonte ne ‘Gala mbrëmje’ të boksit, boksieri nga Kosova Shpejtim Shabani boksoi kundër Jordan Morehan nga Bullgaria.
Shpejtimi boksoi mirë për gjatë tre rundave dhe nuk respektoj boksierin me përvojë shumëvjeçare ndërkombëtare, u shkëmbyen shumë goditje nga te dy boksierët,
Shpejtimi tregoi se ka një te ardhme të ndritshme edhe pse ky ishte meçi i 4-të i tij.
Trajneri Faton Xhakli u nda i kënaqur me boksin qe tregoi boksieri Shabani”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.