Boksieri Terence Crawford mbetet një nga më të mirët në boks.
Përballë një tifozerit të zjarrtë të qytetit Omaha të SHBA-së, amerikani Crawford e nokautoi rusin David Avanesyan.
Pas një boksi të mirë, në rundin e gjashtë gjithçka mori fund, ku mposhtet me nokaut Avanesyan.
Me këtë fitore, Crawford mbrojti titullin WBO në kategorinë velter.
“Fillova të rrisja ritmin dhe e kapa atë me një goditje”, tha Crawford në intervistën e pas meçit.
Ishte fitorja e 10-të radhazi e Crawford-it me ndërprerje.
Crawford i ka fituar 39 meçet në boksin profesionist, prej tyre 30 me nokaut.