Një incident i rëndë është shënuar në sportin MMA-së mes Andrew Whitney dhe Farhad Sharipov, që u zhvillua në Florida.
Pas një lufte emocionuese, gjyqtarët vendosën t'i ngrenë dorën Sharipov, gjë që nuk i pëlqeu aspak Whitney, e ky i fundit ishte i sigurt për fitoren përpara se të shpallej fituesi.
Ndërsa spikeri lexonte rezultatin e gjyqtarëve, Whitney po hidhej i lumtur me krahun e ngritur, gati për të festuar dhe më pas erdhi tronditja. Fitorja iu dha Sharipov, kështu që amerikani humbi menjëherë kontrollin.
Në një sulm të tërbuar, ai u kthye dhe goditi një vajzë në prapavijë.
Vajza fatkeqe u godit mu në fytyrë.
Vajza ka përfunduar në dysheme, ajo është dërguar menjëherë në spital ku është konstatuar se nga përplasja ka pësuar thyerje të nofullës.
MMA-fighter Breaks Ring Card Girls Jaw After Terrible Judges Decision #MMA pic.twitter.com/6cQilSVA6t
— Kayovid (@Kayovids) December 15, 2022