Boksi veç thuajse ishte “i varrosur” si sport, sidomos në 12-13 vitet e fundit!
Donjeta Sadiku, vajza që e ktheu krenarinë e boksit me dy medalje të nivelit të lartë dhe i dha shpirt në momentet vendimtare, një sporti pothuajse të "vdekur"!
Donjeta ka pasur vitin më të mirë në karrierë. Ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Stamboll. Ka fituar më pas edhe medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Budvë.
Donjeta ka fituar edhe medalje të argjendtë në turneun “Balkan” në Sofje të Bullgarisë.
Nuk duhet harruar edhe suksesin e Shpejtim Bajokut (-63 kg), i cili ka disa vjet që është boksieri më i mirë në Kosovë. Ai këtë vit arriti suksesin më të madh në karrierë. E fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare në Oran.
Taulant Jakupi (86 kg) dhe Donat Syla (92 kg) fituan medalje të bronzta në Kampionatin Evropian të boksit për të rinjtë, një sukses i madh.