Legjenda e boksit të Kosovës, Nazif Gashi, sot ka rrumbulluar 72 vite e lindjes së tij.
Ish boksieri i mirënjohur mbahet mend nga gjeneratat e vjetra, si një luftëtar i rrallë në ring!
Edhe sot kujtohet fitorja e tij në Beograd kundër kampionit të Evropës në kategorinë velter, Marijan Benesh.
Benesh, i lindur në Banjallukë të Bonjës dhe Hercegovinës por në vitin 1974 nuk njihte humbje askund.
Gashi atëkohë, një djalosh i ri, i panjohur por me zemër të madhe, shkatërroi Marijan Beneshin midis Beogradi, në turneun ‘Dorëza e Artë’.
Në ato vite, një medium serb ‘Tanjug’, shkruante: “A është e mundur Beneshi me humbur nga një boksier i panjohur nga Prishtina, Nazif Gashi”. Shumë media të asaj kohe u shtangën me djalin nga Kosova.